Marina Vjollca dhe Getoar Selimi marrin pjesë në Javën e Modës në Milano, shkëlqejnë me dukjen në sfilatën e ‘Elisabetta Franchi’

1 year ago 37

Çifti i njohur i estradës, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, këto ditë ndodhen në Itali.

Ata janë duke marrë pjesë në Javën e Modës në Milano, ku janë prezantuar në një prej ditëve të ngjarjes.

Në një video që dyshja kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, ata mund të shihet teksa dalin nga vetura, për të shkuar në sfilatën e “Elisabetta Franchi”.

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi në Javën e Modës në Milano 2023 (Foto: Marina Vjollca/Instagram)

Marina mund të shihet tejet elegante e veshur me një fustan të gjatë deri tek gjuri, në ngjyrën rozë dhe me material të thurur.

Ndërsa edhe reperi i shumë hiteve të estradës, Ghetto Geasy, dukej mjaft ekstravagant i veshur me një kostum të kaltër prej sateni, i cili i përshtatej bashkëshortes së tij.

Kjo paraqitje e çiftit vjen pak kohë pasi ata shijuan disa ditë të mira pushimi në Afrikë.

Java e Modës në Milano përndryshe ka nisur më 19 shtator dhe do të zgjasë deri më 25 shtator. /Telegrafi/

Read Entire Article