Mario Mitaj bën “Messin”, driblon 3 kundërshtarë dhe i jep asist shokut të skuadrës

1 month ago 12
Reklamë

Mario Mitaj vijon të shkëlqejë në kampionatin rus, edhe pse trajneri i ka dhënë vetëm 10 minuta hapësirë.

Mitaj ëhstë bërë protagonistë në fitoren e thellë 5-0 të Lokomotivës së Moskës përballë Akhmat Groznin të kapitenit  Bernard Berisha.

Mario Mitaj, i cili u hodh në fushën e lojë në minutën e 80-të, ndërkohë që në minutën e 90+2’ asistoi për Batrakov, që shënoi golin e pestë, duke “vulosur” kështu sfidën.

Një asist ku nxjerr në pah klasin e jashtëzakonshëm në këmbët e talentit shqiptar, që shmang bukur disa kundërshtarë.

Për sa i përket Bernard Berishës, ish-futbollisti i Skënderbeut dhe Besës së Kavajës, qëndroi në fushë 67 minuta, teksa më pas u zëvendësua.

Read Entire Article