Mbrojtësi shqiptar Mario Mitaj edhe pse 20-vjeç është kthyer në dëshirën e shumë klubeve europiane të cilat po kërkojnë ta afrojnë në merkaton e dimrit.
Mbtojtësi i majtë i kombëtares shqiptare i cili aktivizohet në kampionatin rus me Lokomotivën e Moskës kërkohet me ngulm nga Dinamo e Zagrebit.
Kroatët i kanë ofruar 500 mijë euro klubit rus për një huazim të mbrojtësit shqiptar për 6 muaj në vitin 2024, dhe më pas 3.5 milionë të tjera për blerjen përfundimtare të tij.
Por Lokomotiva e Moskës e ka bërë të qartë se për mbrojtësin shqiptar kërkon mbi 7 milionë euro.
Mitaj vlerësohet si i 14-ti në listën e 270 talenteve më të mirë të vitlindjes 2023 nga CIES dhe duket se hapësira që trajneri Sylvinho i dha në Kombëtare ka bërë efektin e vet.
/Vizionplus.tv/