Marrëveshja me Italinë mbetet pezull, Kikia: Vendimi i GJK mund të jetë influencuar nga…

10 months ago 14

Balkanweb app Get it on Google Play

Gazetari Mentor Kikia i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 komentoi pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes me Italinë për emigrantët nga Gjykata Kushtetuese.

Ai u shpreh se çështja e emigrantëve ka dy dimensione, atë të Kushtetutshmërisë dhe dimensionin qytetar.

Kikia shtoi se shumica e qytetarëve që reaguan ndaj këtij rasti nuk kishin parasysh nëse marrëveshja ishte kushtetuese, por u shqetësuan sepse nuk ishin të qartë për atë që do ndodhte.

Sipas tij vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të jetë influencuar dhe nga opinioni publik.

“Çështja e emigrantëve ka dy dimensione, atë të Kushtetutshmërisë, e cila u intereson njerëzve që merren me ruajtjen e zbatimit të saj dhe dimensioni qytetar. Shumica e qytetarëve që reaguan ndaj këtij rasti nuk kishin parasysh nëse marrëveshja ishte kushtetuese, por u shqetësuan sepse nuk ishin të qartë për atë që do ndodhte.

Vendimi i GJK mund të jetë influencuar dhe nga opinioni publik dhe duke qenë se u pezullua besoj se mund të shkohet drejt bllokimit të marrëveshjes, pavarësisht vullnetit të Parlamentit për ta votuar”, u shpreh ai mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article