Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Bardhit për seancë të hapur për mediat

9 months ago 19
Gjykata Kushtetuese
14:29 13/01/2024

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, për të zhvilluar senacë të hapur për mediat në lidhje me shqyrtimin e marrëveshjes së Shqipërisë me Italinë për emigrantët.

Gjykatës Kushtetuese iu dërgua dje një letër që mbante firmën e kryetarit të grupit, Gazment Bardhi. Aty argumentohej fakti se seanca e cila është parashikuar të zhvillohet më 18 Janar, të jetë e hapur për mediat dhe publikun pasi mbart një rëndësi të veçantë.

“Duke pasur parasysh interesin e veçantë publik që mbart shqyrtimi i kushtetutshmërisë së protokollit, pretendimet e kërkuesit lidhur me mungesën e transparencës dhe konsultimit në fazat e negocimit dhe nënshkrimit, praktikën e konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese si dhe parimin e transparencës mbi të cilën e kryen veprimtarinë e saj gjykata, në mbështetje të nenit 21, pika 1, të ligjit nr 8577/2000, nenit 5, pikat 1, 2 dhe 4, nenit 26, pika 2, nenit 33, pika 3, nenit 37, pika 1 të Rregullores përfundimisht kërkojmë shqyrtimin e çështjes në seancë plenare publike”, shkruan Bardhi.

Gjykata Kushtetuese shqiptare e pezulloi ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes të nënshkruar me 6 Nëntor nga Rama e Meloni.

Kjo marrëveshje pritej të votohej e miratohej në seancën plenare të 14 Dhjetorit, por tanimë Kuvendi duhet që të presë deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, e cila nis shqyrtimin e çështjes më 18 Janar.

Plani i të dy qeverive ishte që në muajin Qershor të ishte gati infrastruktura në Shëngjin e Gjadër në mënyrë që të niste mbërritja e refugjatëve./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article