Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Rama: Po sillemi si vend anëtar i BE. Jemi fqinj që na ndan vetëm deti

8 months ago 19
09:59 15/02/2024

Në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, Kryeministri i vendit Edi Rama dhe homologu i tij malazez, Milojko Spajic dhe Presidenti i Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale, Oliver Ropke kanë dhënë një konferencë të përbashkët për mediat.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur se marrëveshja me Italinë për emigrantët nuk bie ndesh me qëndrimin e Bashkimit Europian për migracionin. Rama ka shtuar se Shqipëria po sillet si vend anëtar i BE dhe po pranon që që një tjetër shtet anëtar të ndajë peshën e përgjegjësisë për t’u përballuar me një çështje kaq të vështirë.

Edi Rama: Nuk jam i sigurtë nëse e kuptova pjesën e dytë të pyetjes, nuk e shoh se si ajo që bëjmë me Italinë bie ndesh me qëndrimin e BE-së për migracionin. Do të thoja që është e kundërta: Ajo që po bëjmë me Italinë si shtet ajo anëtar është ajo që supozohet të bëjë shteti anëtar dhe nëse e ashtuquajtura politikë e rishpërndarjes, ka dështuar masivisht, kjo nuk e bën atë që po bën Shqipëria, diçka që bie ndesh me qëndrimin e BE në raport me migracionin. Është krejt e kundërta: Ne po sillemi si vend anëtar i BE dhe po pranojmë që që një tjetër shtet anëtar të ndajë me ne peshën e përgjegjësisë për t’u përballuar me një çështje kaq të vështirë kur migracioni i paligjshëm është bërë ushqim i politikës së përditshme dhe për zgjedhjet e radhës dhe më tej. Kjo nuk mund të jetë përgjigjia e BE për mënyrën si duhet trajtuar kjo situatë. E gjithë politika që prodhohet nga kjo çështje nuk po merret me thelbin, po merret me simptomat dhe shkaku po bëhet më shqetësues dhe situata në të ardhmen e afërt mund të dalë jashtë kontrollit. Shqipëria nuk ka asnjë fuqi për të qenë ajo që jep zgjidhen, jemi kontribues modest dhe po qëndrojmë krah për krah me një vend të veçantë që është Italia. Ne jemi fqinj që na ndan vetëm deti dhe nuk mund të rrimë larg dhe të bëjmë sikur nuk ka aspak lidhje me ne. Ne nuk na detyron asnjë marrëveshje për t’u përfshirë në atë që ju e quani punë e pisët, është më shumë se aq. Është një punë shumë sfiduese dhe të mos e bësh këtë punë sot, mund t’i shkaktojë BE-së dëme që nuk jam i sigurtë që mund të parashikohen sa.

Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë përsa i përket qëllimit për integrim në Bashkimin Europian,

Edi Rama: Unë nuk u shpreha apo fola kundër BE-së. fola në favor të BE-së si një evropian që ishte i palumtur me atë që po ndodhte në këtë qytete melankolik për të ardhmen e BE-së dhe siç e thashë në fjalën hapëse, është mjaft e trishtë që nuk mjaftoi që unë e kolegët e mi në Ballkanin Perëndimor të ngrinim zërin e të thoshim që Ballkani Perëndimor është shumë strategjik dhe duhet ta merrni parasysh këtë. U desh Putin që të shkundte çdokënd dhe të ju hapte sytë të gjithë. Tani jemi në pozitë tjetër dhe ka një ndryshim të prekshëm sa i takon vullnetit të BE për të shtyrë përpara zgjerimin, por nuk e marrim për të mirëqenë. Kemi bërë rrugë të gjatë dhe e dimë që në kohë të mira është shumë e mundshme që të dembelosemi dhe t’i hyjmë rrugës së vjetër të humbjes apo të lënies të përmbushjes në nivel strategjik.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article