Marrëveshja Shqipëri-Itali, Soreca: Japim vlerësimin tonë kur të ratifikohet

11 months ago 10
12:13 09/11/2023

Komisioni Europian është informuar për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët dhe konsultimet për këtë tekst janë në vijim e sipër. Kështu u shpreh këtë të enjte i ngarkuari me punë i delegacionit të BE në vendin tonë Luigi Soreca. Ai tha se është ende herët për të dhënë një vlerësim, dhe kjo do të bëhet në momentin që marrëveshja të përkthehet në ligj nga të dyja shtetet. Ambasadori po ashtu theksoi se vendet e BE mund të bashkëpunojnë për çështje të tilla me vende të tjera, duke respektuar legjislacionin e BE dhe konventave ndërkombëtare.


“Komisioni Europian është informuar, por jo konsultuar për memorandumin e mirëkuptimit. Ne e kemi marrë tekstin vetëm 2 ditë më parë dhe për këtë arsye konsultimet për këtë tekst janë në vijim e sipër. Ne e kuptojmë që ky tekst është vetëm një hap i parë dhe do të duhet të përkthehet në ligj nga të dyja palët dhe këtu ne do të mund të bëjmë edhe vlerësimin tonë. Ka detaje që duhen identifikuar në ligj. Për momentin është e parakohshme që të japim një vlerësim për dokumentet, në këto momente ato kanë vlerë më shumë politike, por jo domosdoshmërisht ligjore. Në çdo rast BE dhe shtetet anëtare mund të bashkëpunojnë për çështjet e menaxhimit të emigracionit me vende të tjera, duke respektuar gjithmonë zbatimin e legjislacionit të BE dhe konventave ndërkombëtare.

Ndërsa zv.kryeministrja Belinda Balluku u shpreh: “Sa i përket marrëveshjes, ka kaluar në qeveri, sigurisht gjithë procesi i parashikuar dhe do shkojë në Parlamenmt për t’u ratifikuar. Kryeminsitri e ka bërë të qartë arsyen, askush mos të shqetësohet korniza juridike e saj. Nëse kjo marrëveshje do bëhej mes dy shteteve të BE-së, do ishte normale apo jo? Por ne e konsiderojmë vendin tonë evropian dhe kur vjen fjala për solidaritet jemi gjithnjë solidarë me shtetin italian. Na vjen keq që ka politikanë shqiptarë arrijnë të merren dhe me pigmentin e lëkurës së emigrantëve që do strehohen në Shqipëri. Pavarësisht se kemi pasur ngjyrën e lëkurës të nëjjtë me europianët ne jemi popull që jemi paragjykuar. Është një rrugë e gjatë, do shkojmë në parlament, do e dëgjoni në komisione, asnjë nga ne se ka problem tës shprehet për këtë marrëveshje ndërkombëtare.”

Pak ditë më parë, Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni njoftuan arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve për menaxhimin e emigrantëve. Sipas kësaj marrëveshje, parashikohet që në vendin tonë të ngrihet një kamp pritës i financuar nga Italia./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article