“Masa ndaj meje, staliniste!”, Berisha: Ta harrojnë se do të më ndalin për fjalën e lirë!

8 months ago 7

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk i trembet asnjë mase, ndërsa theksoi se nëse do të përballet me gazetarët, ai nuk do të ndalet për fjalën e lirë. Në një komunikim për gazetarët pasi dëshmoi për herë të parë në SPAK për çështjen “Partizani”, Berisha tha se beteja e opozitës do të vijojë.

“Tani që thua ti, ajo është një masë staliniste që tregon frikën dhe tmerrin e regjimit nga fjala e Berishës. Sa i përket komunikimit, po më dolën para gazetarët, harroje se do të ndalem për fjalën e lirë.”, tha ai.

Duke u ndalur tek e ardhmja e opozitës, Berisha shtoi; “Opozita ecën në fitore të sigurt.”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article