2 viktima dhe 2 të plagosur rëndë nga atentati në Shkodër, ngjarje që ndodhi te rrethrrotullimi i “5 heronjve” në Dobraç. Nga burime policore bëhet me dije se dy viktimat kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Referuar burimeve policore nga një automjet është hapur zjarr ndaj një tjetër automjeti me targa kroate.
Policia ende nuk ka dhënë një informacion zyrtar lidhur me ngjarjen, ndërsa mësohet se një nga viktimat është Hamza Lici. Ndërkohë që viktima tjetër është një kalimtare e rastit. I plagosur ka mbetur, sipas të dhënave paraprake, Arlind Bushati i cili ndodhej në automjet së bashku me Licin.
Ndërsa gruaja që humbi jetën nuk ka lidhje me ngjarjen, por ka qenë kalimtare e rastit. I plagosur ka mbetur bashkëshorti i saj.
Gazetari i News24, Igli Çelmeta, tha se Hamza Lici ishte objektiv i atentatit.
Referuar burimeve policore, dyshohet se ka pasur një shkëmbim zjarri, edhe pse nuk ka informacione zyrtare lidhur me ngjarjen e rëndë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb