Bashkim Basha është viktima e katërt e masakrës së Shkodrës. Ai ndërroi jetë pas katër ditësh nën kujdesin e bluzave të bardha, duke mos iu mbijetuar dot plagëve të marra. Ndërkohë, bashkëshortja e tij ndërroi jetë ditën e ngjarjes, 30 tetor.
Si ndodhi ngjarja?
Lexo edhe :
Related Posts
Bashkim dhe Flutura Basha janë viktimat e pafajshme të kësaj masakre, të cilët as nuk ishin në objektivin e atentatorëve.
Çifti i bashkëshortëve po udhëtonin me motor, teksa u gjendën në skenën e krimit. Breshëria e plumbave që ranë mbi Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, të dy të vdekur, bën që automjeti në të cilin ndodheshin të humbiste drejtimin.
Si pasojë, automjeti u përplas me motorin që ndodheshin dy viktimat e pafajshme.
“Në vijim të informacionit të dhënë më 30.10.2024, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër edhe shtetasi B.B., 67 vjeç, drejtuesi i motomjetit që u përplas nga automjeti i shtetasve H. L dhe A. B, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, nuk ka ende një të arrestuar lidhur me këtë masakër./vizionplus.tv