Masakra në Greqi/ Reagon Ministria e Brendshme: Jemi informuar nga autoritetet greke, viktimat janë turq!

1 year ago 76
Reklamë

Ministria e Brendshme ka reaguar zyrtarisht në lidhje me atentatin me 6 të vrarë në Greqi, mbasditen e së martës. Sipas njoftimit, thuhet se autoritete greke kanë njoftuar ato shqiptare duke i bërë me dije se viktimat kanë shtetësi turke dhe jo shqiptare.

Zyra e Ministrit te Brendshëm ka ndjekur prej momentit te pare ngjarjen ne Greqi dhe nga informacioni paraprak nga autoritetet greke jemi informuar se viktimat kane shtetësi turke me karta identiteti te një vendi te BE.’- njofton Ministri i Brendshëm.

Ditën e djeshme, nga ana e autoriteteve greke u raportua se viktimat ishin shqiptarë dhe se ngjarja të kishte ndodhur për larje hesapesh.

Read Entire Article