Mashtrues në maratonën e Meksikës

1 year ago 41
Reklamë
23:48 15/09/2023

11 mijë pjesëmarrës përdorën mjete transporti për të shkuar në finish

Me çdo mjet për të arritur në finish me gjithë kuptimin e fjalës. Kjo ka ndodhur në maratonën e Mexico City ku më shumë se 1/3 e pjesëmarrësve kanë përdorur një dredhi për të mbyllur sa më shpejt garën e zhvilluar më 27 Gusht.

Ata kanë shfrytëzuar mjetet e transportit publik, makina apo biçikleta për të patur rezultat më të mirë. 11 mijë nga 30 mijë të regjistruarit mashtruan. Ata u zbuluan nga sinjalizuesit që mbanin, pasi devijuan në rrugën e përcaktuar nga organizatorët.

Të dhënat transmetoheshin çdo 5 kilometra dhe këto munguan për shumë prej atletëve. Edhe në vitet e kaluar ka patur dredhi të tilla, por ky është numri më i lartë ndonjëherë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article