Mason Greenwood asiston në ndeshjen e parë si startues në La Liga

11 months ago 11
Reklamë

Mason Greenwood la përshtypje të mira në ndeshjen e tij të parë si startues për Getafen në ndeshjen që e zhvilluan të mërkurën mbrëma ndaj Athletic Bilbaos.

Anglezi dhuroi një asistim për Gaston Alvarez pas ekzekutimit të rivënies këndore duke bërë që të barazohen shifrat 1-1 në “San Mames”.

Ai kishte hyrë në lojë nga banka rezervë në dy xhirot e para, por sot trajneri Jose Bordalas ia dha rastin që ta nis ndeshjen nga fillimi, madje ai u paraqit për 90 minuta.

🚨📊 Mason Greenwood for Getafe vs Athletic Bilbao!

90 minutes played
2 chances created
1 big chance created
1 Assist
6 Recoveries
50 Touches
1 Shot pic.twitter.com/MjJsLjB7HJ

— UtdTruthful (@Utdtruthful) September 27, 2023

Hera e fundit kur Greenwood kishte startuar në një ndeshje futbolli ishte në fitoren 1-0 të Manchester United në “Old Trafford” vitin e kaluar ndaj West Ham, pra 613 ditë më parë.

Anglezi synon që me paraqitje të mira me ekipin spanjoll të bind drejtuesit e Manchester United për një mundësi të dytë pasi ata vendosën kundër rikthimit të tij në ekipin e parë pas rastit ku u akuzua për dhunim të të dashurës së tij./Telegrafi/

Read Entire Article