Mauricio Pochettino drejt shkarkimit

7 months ago 32
Reklamë
23:36 05/02/2024

Chelsea në krizë rezultatesh, Boehly simpatizon Cabi Alonso

Humbja ndaj Uolves e dyta radhazi në kampionat ka ndërlikuar jo pak pozitat e trajnerit, Mauricio Pochettino. Argjentinasi duket gjithnjë e më larg nga stoli i Chelsea, me Blutë e Londrës që pritet të marrin masa para fundit të sezonit.

Shkarkimi mund të mbërrijë pas sfidës së radhës, që kryeqytetasit kanë kundër Aston Villa në kampionat. Për të mos u gjendur të papërgatitur drejtuesit kanë nisur të mendojë edhe për pasuesin. Presidenti i Chelsea, Tood Boehly simpatizon Çabi Alonson, ndikuar edhe nga forma e jashtëzakonshme që spanjolli ka treguar nën drejtimin e Bayer Leverkusen.

Ish-mesfushori shfaqet si kandidati më i mundshëm për të marrë drejtimin e skuadrës së Chelsea, edhe pse mundësitë për ta bindur në mesin e këtij edicioni janë të pakta. Trajneri argjentinas mori drejtimin e skuadrës nga “Stamford Bridge” në fillim të sezonit, megjithatë, marrëdhënia nuk ka funksionuar siç do të kishte shpresuar deri më tani. 

Për të ndryshuar fatin e tij, Pochettino tani po mendon të ndryshojë edhe sistemin e lojës për të kthyer skuadrën tek rezultatet pozitive. Chelsea momentalisht gjendet në vendin e 11-të dhe mungesa në Kupat e Europës në fund të sezonit do të ishte një tjetër goditje për arkat e klubit.


Të ngjashme

Read Entire Article