Mauro Icardi ‘braktis’ Galatasaray

1 year ago 29
Reklamë
23:29 24/07/2023

Mauro Icardi do jetë pjesë e Gallatasaray të paktën deri në vitin 2026. Sulmuesi u ble nga gjiganti turk për 10 milionë euro nga PSG, por 30-vjeçari mund të kalojë të paktën gjashtë muajt e ardhshëm në Argjentinë. Pikërisht një huazim te Newell’s Old Boys, klub me qendër në Rosario, me Icardin që zgjedh qytetin argjentinas për t’i qëndruar pranë Wanda Nara-s.

Agjentja dhe nëna e fëmijëve të tij po kalon një periudhë tepër të vështirë shëndetësore dhe për këtë arsyeje, Icardi ka zgjedhur të kalojë në Superligën argjentinase për të qenë në formë sportive. Në sezonin e parë në kampionatin turk, Mauro Icardi bëri diferencën me fanellën e Gallatës, teksa ndihmoi me 23 golat e tij të shpallet kampione e vendit.

30-vjeçari do firmos te Old Boys deri në muajin janar të vitit të ardhshëm, gjithsesi, gjithçka do të varet nga diagnoza përfundimtare e sëmundjes së Wanda Nara. Dyshja janë në lidhje që prej vitit 2014 dhe prindër të dy vajzave. 

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article