“Maxhoranca refuzon Komisionet Hetimore të opozitës”, Gjylameti: Nuk kanë plotësuar kriteret që parashikohen nga gjykata Kushtetuese

11 months ago 23
23:04 06/11/2023

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti në një lidhje Skype në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka folur edhe lidhur me situatën në të cilën ndodhet politika shqiptare pas veprimeve të opozitës për bllokimin e mbledhjeve të komisioneve dhe seancave plenare në parlament.

Ndër të tjera Gjylameti e pyetur edhe për Komisionet Hetimore të opozitës që janë refuzuar nga maxhoranca ajo u shpreh se këto Komisione të propozuara nuk kanë përmbushur kriteret të cilat parashikohen nga gjykata Kushtetuese.

Blerina Gjylameti: Sa i përket Komisioneve Hetimore, të kërkuar nga opozita qëndrimi jonë ka qenë me rishikim të gjithë objketeve hetimore të kërkuara nga opozita. Për elemente që kanë të bëjnë me objektet e Komisioneve Hetimore dhe për ata çështe që janë nën hetim që objekti i tyre të mos bijë ndesh me ato që janë në hetim nga institucionet e drejtësisë.”

Blendi Fevziu: A ishin inceneratorët nën hetim dhe komisioni që ishte për incerneratorët funksionoi normalisht?

Blerina Gjylameti: Ju e dini që të gjithë ata që u thirrën dhe që ishin nën hetim nuk kthyen asnjë përgjigje në lidhje me Komisionet Hetimore. Ka një vendim të gjykatës kushteuese lidhur me Komisionet Hetimore, që lidhet me atë që objekti duhet të jetë preçiz dhe konkret. Po të shikoni mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve do të shikoni që diskutimi ka qenë mbi këtë çështje. E dyta që mos të ketë mbivendosje të komisioneve përkundrejt institucioneve të caktuara.

Blendi Fevziu: A është kjo një strategji për ta mbajtur zvarë opozitën ndfërkohë që jemi 16, 17 muaj nga zgjedhjet?

Blerina Gjylameti: Jo absolutisht jo sepse komisioni i inceneratorëve ishte pak para zgjedhjeve vendore. E treta ka të bëjë me atë që komisionet hetimore ngrihen për të përmbushur funksione legjislative.  Komisionet nuk i kanë plotësuar këto kritere.

Gjithashtu gjatë fjalës së saj Gjylameti tha se pas bllokimit të mbledhjeve të Komisioneve nga opozita është marrë një vendim nga Konferenca e Kryetarëve për zhvillimin online të mbledhjeve të komisioneve, por jo për ato të seancave plenare.

Blerina Gjylameti: Ajo që u është kërkuar kolegëve të opozitës është që të rishikohet objekti, të ketë objekt më të qartë dhe preçiz dhe të mos kemi mbivendosje dhe të jenë në funskionin legjislativ të komisioneve hetimore. Unë nuk ndihem mirë për çfarë shikoj me kolegët e mi. Ajo që bënë ditën e Premte është se bllokuan zhvillimin e mbledhjes së komisionit dhe ka një vendim për të zhvilluar mbledhjet e komisioneve online, jo të seancës .

Ndër të tjera Gjylameti shtoi se: Çdo lloj mbledhje mund të bllokohet, por ama buxheti i shtetit është i rëndësishëm dhe nuk mund të vijojmë bllokimin e mbledhjeve për buxhetin e shtetit, sepse kur bllokojmë buxhetin e shtetit nukj bllokojmë punën e maxhorancës por bllokojmë pagat, pensionet, shërbimet e ndihmës ekonomike etj. Ne mund të kemi një vijim normal dhe të kthehemi në konferencën e kryetarëve për të diskutuar Komisionet Hetimore dhe objektin e tyre./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article