“Mazhoranca do që Komisioni Hetimor i TIMS të dështojë”, Baçi: Deputetët e PS e dinë se shumë njerëz të tyre dalin zbuluar

6 months ago 2

Deputeti i PD-së Luan Baçi, i ftuar në rubrikën Opinion në News24, komentoi punën e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS.

Baçi theksoi se mazhoranca do që Komisioni Hetimor për sistemin TIMS të dështojë. Ai shton se deputetët e PS e dinë se nëse Komisioni Hetimor zhvillon punën siç duhet, shumë njerëz pranë mazhorancës dalin zbuluar.

“Mazhoranca vonoi Komisionin Hetimor parlamentar për sistemin TIMS për 6 muaj. Mazhoranca do që ta dështojë Komisionin për TIMS. Fjala e z Gogu është provokative, gjithmonë ka dashur që të gricet me kryetarin e Komisionit Hetimor. Çdo veprim i tyre është provokativ, çdo marrje fjale e kanë të paramenduar, që të krijojnë një përplasje. Ata që në mbledhjen e parë provokuan, shantazhuan.

E ulën bisedën sikur janë në kafene, me qëllim që të zvarrisin mbledhjen e Komisionit. Mendoj se rezistenca e tyre është që të mos arrihet objektivi final. Ata e dinë se ka shumë fakte për këtë Komision Hetimor. Nëse Komisioni mbahet në mënyrë korrekte, dalin zbuluar shumë njerëz të mazhorancës. PS kishte disa kërkesa të kota. Kanë frikë dhe kjo duket qartë”, u shpreh deputeti Baçi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article