Kreu i shoqatës italo-shqiptare Luan Hallulli, në një lidhje me Skype në rubrikën Opinion në News24 tha se mazhoranca ka frikë nga vota e diasporës.
Hallulli theksoi se politika ka premtuar për diasporën se do t’u njihet e drejta e votës më 2025, por se mbeten vetëm premtime. Ai kërkon që së paku në zgjedhjet e 2025, diaspora të votojë pjesërisht dhe më pas të përsoset sistemi i votimit të shqiptarëve jashtë Shqipërisë.
“Diaspora kudo që jeton duhet të votojë. Për votën e diasporës flitet një javë dhe më pas nuk flitet më. Politika shqiptare nuk e do votën e diasporës. Na kanë premtuar vazhdimisht, por se nuk kanë realizuar asgjë. Por, shpresa vdes e fundit. Ne nuk do ta lëmë këtë gjë këtu. Kur ka kërkesë shoqatash, këta nuk e marrin për bazë. Këta krijuan një ministri për diasporën dhe se çfarë bënë nuk e dimë.
Ne si emigrantë kemi kontribuar me remitanca në ekonominë e Shqipërisë. Edhe Kosova e ka rregulluar këtë gjë, ndërsa ne jo. Ne jemi bërë shumë shoqata e nuk ka sërish reagim. Na kanë premtuar se më 2025 do të votojmë, por gjithmonë na kanë gënjyer. Ata e kanë frikë votën e diasporës. Mazhoranca e ka frikë votën e emigrantëve, sepse ne nuk na blejnë dot. Së paku më 2025 diaspora të votojë pjesërisht”, u shpreh Hallulli.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb