Mazhoranca thërret te premten mbledhjen online të Reformës Zgjedhore, zbulohet sms e Alibeajt për Gjiknurin: Nuk jemi dakord, e duam sot

9 months ago 12

Mazhoranca njofton se mbledhja e radhës e Komisionit të Reformës Zgjedhore do të jetë të premte dhe do të zhvillohet online.

“Të nderuar anëtarë të Komisionit, më lejoni t’ju njoftoj se në pamundësi të zhvillimit të mbledhjes fizike, me dakordësi të dy bashkëkryetarëve të Komisionit, mbledhja do të zhvillohet online, me anë mjeteve të komunikimit elektronik në platformën Zoom, ditën e premte, datë 09.02.2024,  në orën 10.00”, njofton sekretariati.

Por, menjëherë ka kundërshtuar Enkelejd Alibeaj, që kërkon që mbledhja të bëhet online brenda ditës së sotme.

“Përshëndetje Vijola. Këtë njoftim e ke të pasaktë! Nuk kam dhënë pëlqimin për mbledhje online ditën e premte. Kërkesa ime është për mbledhje të komisionit, edhe online, ditën e sotme. Ndaj përcillja bashkëkryetarit si kërkesë, për të ribërë njoftimin për mbledhje ditën e sotme. Jam në pritje”, shkruan ai në grupin e “WhatsApp”.

Top Channel

Read Entire Article