Mazhoranca voton projektligjet mes tymit dhe kaosit në Parlament  

11 months ago 22
10:28 02/11/2023

Nën tymin blu të hedhur nga deputeti demokrat, Ervin Salianji dhe nën kaos e krijuar në Parlament, deputetët socialistë kanë miratuar të gjithë projektligjet të seancës plenare të ditës së sotme.

Thirrjet “turp, turp” nga ana e opozitës nuk e kanë penguar mazhorancën që të votojë projektligjet.

Gjatë votimit, ka qenë deputeti demokrati Salinaji i cili ka hedhur tymuese blu teksa ka qëndruar në foltoren e Parlamentit, por ajo i është hequr nga duart nga njëri nga pjesëtarët e Gardës.

Por kjo nuk ka mjaftuar, pasi deputeti Salianji ka hedhur një tjetër tymuese gjatë votimit të projektligjeve./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article