Mbappe fut në stres Brojën

1 year ago 26
Reklamë
20:00 31/07/2023

Chelsea hidhet në garë për shërbimet e yllit francez, sulmuesi kuqezi do ketë më pak hapësira

E ardhmja e Armando Brojës te Çelsi është e paqartë!

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit ka dëshirë që të vazhdojë që të jetë pjesë e bluve të Londrës, e këtë e kanë treguar mesazhet e tij në rrjetet sociale pas zhvillimeve të fundit në merkato, por lëvizja e fundit e drejtuesve të klubit anglez do t’ia bëjnë shumë të vështirë lojtarit qëndrimin në “Stamford Brixh”nisur nga pritshmëritë që ai ka.

Çelsi është futur në garë për të marrë shërbimet e yllit francez të futbollit Kilian Mbape.

Liverpuli ka nisur bisedimet për huazimin e 24-vjeçarit, e në lojë janë futur edhe “blutë” e Londrës.

Gazeta britanike “Daily Record” shkruan se Çelsi e ëndërron Mbapenë, pasi afrimi i tij do të forconte së tepërmi ekipin, që në sezonin e shkuar e mbylli në vend të 12 në renditje.

Sulmuesi 24-vjeçar ka edhe 12 muaj në kontratë me PSG-në dhe ua ka bërë të ditur parisienëve se nuk ka ndërmend që të rinovojë.

Francezët nuk duan ta lënë Mbapenë të ikë si lojtar i lirë pas shpenzimeve të mëdha që kanë bërë.

Çelsi i ka resurset e nevojshme financiare për yllin francez.

Zërat për ardhjen e Mbapesë në “Stamford Brixh” e kanë prishur edhe qetësinë e sulmuesit kuqezi, i cili në këtë merkato vere kërkohet me ngulm nga Uest Hemi.

Qëllimi i Brojës është që të aktivizohet rregullisht, por transferimi i sulmuesit Nikolas Xhekson, mosgrumbullimi në turin parasezonal në SHBA dhe tani zërat për afrimin e Mbapesë, do të ndikojnë në vendimin përfundimtar të sulmuesit kuqezi sa i përket të ardhmes te Çelsi.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article