Mbappe kthehet në stërvitje

1 year ago 22
Reklamë

17:36 13/08/2023

PSG sqaron se kjo u arrit pas bisedimeve mes palëve

Paris Saint Germain e nisi me barazim pa gola sezonin e ri të kampionatit francez. Skuadra e Luis Enrique edhe pse dominoi sfidën e zhvilluar të shtunën ndaj Lorient nuk arriti të shënonte në stadiumin “Parc des Prices”.

Kylian Mbappe, i cili e ndoqi nga tribuna përballjen u rikthye në stërvitje të dielën. Në një njoftim për mediat Paris sqaron se pas bisedimeve konstruktive mes PSG dhe Kylian Mbappe para ndeshjes me Lorient, futbollisti u riintegrua me formacionin e ekipit të parë.

Prej muajsh marrëdhënia e Mbappe me drejtuesit e klubit ka qenë e tensionuar aq sa u përjashtua nga pjesëmrrja në turneun veror në Japoni. Vetë presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi deklaroi publikisht se Kylian Mbappe duhet të firmoste rinovimin nëse dëshironte të vijonte me Paris që synon mos ta largojë pa një përfitim sulmuesin. Mbappe nga ana e tij dëshironte të mbyllte marrëveshjen deri në fund të këtij sezoni dhe më pas të kalonte me parametër zero te Real Madrid. Nuk dihet ende se çfarë ka ulur tensionin mes palëve, ndoshta një kontratë e re.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article