Mbappe kushton 250 mln Euro

1 year ago 18
Reklamë
08:40 29/07/2023

Për herë të parë PSG vendos një çmim për lojtarin

Telenovela Mbappe është futur në një kapitull të ri. Për herë të parë, PSG i ka dërguar Real Madridit çmimin që dëshiron për sulmuesin francez. Sipas informacioneve të fundit, skuadra pariziene e ka vlerësuar lojtarin e saj me 250 milionë Euro, shifër kjo e pranuar tashmë nga nëna dhe përfaqësuesja e lojtarit, Faiza Lamary dhe Real Madrid. Pritet që tashmë palët të nisin negociatat.

Në klubin madrilen shpresojnë të ulin këtë shifër, por në Paris kanë vënë kusht ndaj Mbappé: ose rinovohet, ose shitet këtë verë. 31 Korriku është afati i fundit për të gjetur një zgjidhje, pasi pikërisht në këtë datë klubi parizien duhet t’i paguajë Mbappe 40 milionë euro, gjysma e bonusit të besnikërisë për këtë sezon.

Por skuadra franceze shpreson ta kursejë pagesën në fjalë dhe të pranojë që lojtari të largohet. Mbappe është i gatshëm që të qëndrojë edhe një vit tek PSG në mënyrë që të shkojë si lojtar i lirë në Madrid.

Nëse negociatat përparojnë, transferimi i francezit do të ishte një rekord absolut, duke tejkaluar shumë 222 milionë euro që PSG pagoi te Barcelona për nënshkrimin e Neymar. Deri më sot, braziliani është futbollisti më i shtrenjtë në histori.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article