Mbappe në dilema për të ardhmen

6 months ago 11
Reklamë
22:07 20/02/2024

Francezi pritet ta nis me përplasje eksperiencën te klubi i ri

Real Madrid shihet si destinacioni real i Kylian Mbappe. Futbollisti ka njoftuar Pari Së Zhërme se nuk do të rinovojë dhe për rrjedhojë do largohet nga Parisi në sezonin e ardhshëm. Por para këtij debutimi zyrtar, 25-vjeçari duhet të zgjidhë një situatë të vështirë me klubin e tij të ri. Viti 2024 është ai edhe i Europianit, ku skuadrat pjesëmarrëse do të luajnë në Gjermani nga data 14 Qershor deri më 14 Korrik, kur është caktuar finalja e madhe në Berlin.

Megjithatë, Euro2024 nuk është aktiviteti i vetëm ku Mbappe do të marrë pjesë me Francën e tij. Gjasat janë që sulmuesi të jetë edhe në Lojërat Olimpike, që do të mbahen nga 24 Korriku deri më 11 Gusht. Praktikisht një mbivendosje me fillimin e sezonit në Spanjë, çka nëse ndodh që Franca shkon deri në finalen e madhe të Olimpiadës do të kishte vonesa në përgatitjet e Mbappe me ekipin e ri.

Lojërat Olimpike nuk janë nën zotërimin e FIFA, por të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, çka mund t’i jap të drejtë klubeve për të mos lejuar grumbullimin e futbollistëve. Kështu futbollistët do të duhet të negociojnë me klubin nëse lejohet për të marrë pjesë. Prania në skuadër e një emri si Mbappe në turne parasezonal kushton dhe ndryshon edhe të ardhurat për klubet Europiane që gjatë verës zgjedhin Shtetet e Bashkuara të Amerikës si atraksion për tu afruar me tifozët.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article