Mbappe nuk lëviz nga PSG

1 year ago 25
Reklamë

23:57 10/08/2023

Sulmuesi dëshiron të përfitojë pagën dhe të largohet në fund të sezonit

Kylian Mbappe nuk ka ndërmend të largohet nga Paris Saint Germain pavarësisht masave që po merr klubi, pasi ai nuk po rinovon marrëveshjen që përfundon më 30 qershor të 2024. Sipas gazetës “Le Parisien” këtë ia përsëriti presidentit Nasser Al-Khelaifi të martën.

Mbappe nuk dëshiron të largohet dhe nëse e lënë në tribunë, pasi synon të marrë përfitimet nga kontrata në fuqi me Paris dhe më pas të shkojë me parametër zero në një tjetër ekip. Real Madrid shikohet si klubi i ardhshëm i Kylian Mbappe dhe kalimi në parametër zero do të përkthehej në më shumë para për pagën e sulmuesit.

Drejtuesit e PSG e lanë jashtë turneut veror në Japoni, ndërsa vetë lojtari refuzoi ofertën e Al Hilal prej 200 milion euro në sezon që do të shkonin në 700 milion me bonuset dhe të drejtat e imazhit, ndërsa klubi francez do të përfitonte 300 milion euro.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article