Mbappe refuzon milionat e Al Hilal/ Sulmuesi nuk takohet me delegacionin e klubit arab

1 year ago 81
Reklamë
23:45 26/07/2023

Kylian Mbappe refuzoi të takohej me delegacionin e Al Hilal në Paris që donte ta bindte të pranonte ofertën. Sulmuesi francez i cili është në vitin e fundit të kontratës me Paris Saint Germain dëshiron të jetë ende pjesë e futbollit Europian.

Mbappe përflitet se nuk ka pranuar edhe pse do të paguhej 200 milionë Euro në sezon dhe së bashku me të drejtat e imazhit dhe bonuset do të shkonte në 700 milionë.

24-vjeçari synon të luajë për Real Madrid dhe nuk rinovon kontratën e situata e krijuar ka bërë që drejtuesit e PSG ta përjashtojnë grupi i futbollistëve të cilët po zhvillojnë një turne në Japoni.

Ky vendim i Kylian Mbappe bën që Paris të mos arkëtojë 300 milionë Euro që do të vinin nga shitja e tij tek Al Hilal.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article