Mbërrijnë në Gjykatën e Fierit vrasësi i vëllezërve, së bashku me dy djemtë e tij dhe babain

5 days ago 27
Reklamë

Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit 49-vjeçari Altin Kukaj, i cili është autori i vrasjes së dy vëllezërve në Roskovec, ngjarje kjo e ndodhur në datën 10 shtator.

Për tu njohur me masën e sigurisë janë edhe dy djemtë e tij, Ervis Kukaj 21 vjeç dhe Emauris Kukaj 18 vjeç.

Lexo edhe :

Related Posts

Nën akuzë për ngjarjen janë babai 79-vjeçar i autorit të dyshuar, që iu gjetën 3 armë dhe municione pa leje në banesë pas kontrollit dhe një 67-vjeçar tjetër, i identifikuar si Tomorr Zykaj, që dyshohet se ka ndihmuar dhe përkrahur autorët.

Dosja ndodhet në tavolinën e gjyqtares Gladiola Bregu, ndërsa akuza përfaqësohet nga prokurorja Elona Gixhari, e cila ka kërkuar tre masa me “arrest në burg” për të ndaluarit.

Si ndodhi ngjarja

Një debat për motive të dobëta mes punëtorit të pularisë në pronësi të Altin Kukës dhe djemve të dy viktimave Lavdimir dhe Gramos Kurtaj, u bë shkak i vrasjes së këtyre dy të fundit një ditë më parë në fshatin Kurjan të Roskovecit.

Pasi është konfliktuar me djemtë e viktimave, të moshës 21 dhe 25 vjeç, punëtori mesa duket ka kërkuar ndërhyrjen e djalit të autorit.

Pasi kanë debatuar dy herë, djemtë kanë përplasur makinat me njëri tjetrin.

Pas kësaj autori i ngjarjes, Altin Kuka, kur mësoi për konfliktin nga djali i tij, mori një automatik që e mbante në shtëpi dhe shkoi menjëherë në lokalin e vogël në pronësi të dy vëllezërve Vladimir dhe Gramos Kurtaj, ku edhe ka derdhur disa plumba që u morën jetën.

Reagimet e banorëve

Ngjarja e rëndë në fshatin Kurjan të Roskovecit, tronditi jo pak banorët e zonës, të cilët shprehen se asgjë nuk mund ta jutifikojë këtë që ndodhi. Sipas tyre, autori dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin, madje kanë patur edhe marrëdhënie të mira.

Dy vëllezërit ishin model i shoqërisë, kishin biznese dhe ishin bamirës për Kurjanin dhe Roskovecin. Edhe autori ishte bashkëfshatari jonë, s’dimë çfarë të themi”, tha njëri ga banorët e zonës.

E mora vesh në televizor, i kemi shokë. Viktimat ishin vëllezër, çuna të mirë.Edhe autori nga fshati është, aty matanë e ka shtëpinë. S’na ka ndodhur ndonjëherë këto gjëra, edhe një pulë kur vritet të dhëmb, jo më dy vëllezër”, tha një tjetër banor./vizionplus.tv

Read Entire Article