“Mbështesim politikën e jashtme të Kosovës”, dy lobues të çështjes shqiptare flasin për sulmin në Veri: Të nxirren përgjegjësit

11 months ago 48
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Dy figura të nderuara, përfaqësues të shqiptarëve në Diasporë kanë folur sot në News24 për situatën në Kosovë.

Tahir Shabani, lobues për çështjen shqiptare në një lidhje live nga Gjeneva tha se mbështet deklaratat e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani se nuk mund të vazhdohen negociatat pa u dënuar aktet kriminale të Serbisë në territorin e Kosovës.

“Ne nga mërgata na mbetet të jemi në harmoni me politikën e jashtme të Kosovës. Të jemi në shërbim të politikës së Kosovës pranë OKB. Shpresoj të riaktivizohet sistemi lobues. Negociatat në bazë të politikave të qëndrueshme nga Kosova, ne do të mbështesim programet, por bëj apel që Kuvendi i Kosovës duhet të reflektojë më shumë, duhet solidaritet pozitë-opozitë”, tha Shabani.

Ndërkaq Luan Hallulli, kryetar i shoqatës italo-shqiptare në Abruzzo dënoi sulmin terrorist në veri të Kosovës dhe kërkoi nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë.

“Situata është shumë e vështirë. Ne fajësuam z. Kurti, por paska pasur të drejtë. Ne i kërkojmë z.Kurti, presidentes Vjosa Osmani të gjenden përgjegjësit. Të nxirret fletë arresti për Vuçiçin, për të gjithë. Duhet të gjenden kush i ka financuar, kush i ka përkrahur autorët e sulmit”, tha Hallulli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article