“Mbështesim sovranitetin e Ukrainës”, Hasani në krah të homologut Kuleba: Po punojmë për hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev

7 months ago 4

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dalë sot në një deklaratë të përbashkët për media me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba.

Gjatë fjalës së tij pak para nisjes së samitit për Ukrainën, Hasani theksoi se ka nisur puna për hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev.

“Shqipëria mbështet sovranitetin, lirinë, pavarësinë, tërësinë territoriale të Ukrainës. Dënojmë me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës. Vijojmë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë. Plani me 10 pika i Presidentit Zelenskyy, mundësia më realiste për arritjen e paqes. Bashkë me aleatët, të angazhuar për realizimin e Pikës 5, të rivendosjes në tërësi territoriale dhe sovranitetit të Ukrainës. Ukraina, përparësi e punës së Shqipërisë në të gjitha forumet ndërkombëtare. Hapja e Ambasadës tonë në Kiev, shpresojmë brenda këtij viti.”, tha Hasani.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article