Mbështetësit e Berishës mblidhen poshtë pallatit, ish-Kryeministri i përshëndet nga dritarja (Video)

9 months ago 29
12:19 02/01/2024

Mbështetës dhe simpatizantë të ish-Kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur poshtë pallatit të tij në rrugën “Mustafa Matohiti” në mbështetje të kryetarit të Partisë Demokratike.

Së bashku me deputetë dhe anëtarë të PD-së, ata kanë shprehur mbështetjen për kryedemokratin.

Nga ana tjetër, Sali Berisha i ka përshëndetur nga dritarja simpatizantët e tij.

Kujtojmë se ish-Kryeministri Berisha ndodhet me masë sigurie “arrest në shtëpi” pas vendimit që mori dy ditë më parë Gjykata e Posaçme, si person ndaj të cilit po zhvillohen hetime për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article