Mbetën të plagosur mbrëmë në aksident në Sarandë, 3 të miturit transportohen me urgjencë drejt Traumës

10 months ago 39

Adoleshentët e aksidentuar mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Stjar-Bajkaj, janë nisur për mjekim të specializuar drejt spitalit të Traumës.

Lajmi konfirmohet për gazetaren Shpresa Dine nga bluzat e bardha.

Frenki Hamiti 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate, ndërkohë që 14-vjeçari Arjol Dervishaj, djali që u aksidentua më rëndë dhe për arsye të gjendjes së tij është transportuar mëngjesin e sotëm me helikopter drejt spitalit të Traumës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article