Mbi 10 vite burg ish-kryekomunarit/ Djali dhe e fejuara gëzonin, por zyrtari i PS i shqetësuar për drogën. Si e ‘fundosën’ përgjimet grupin e kokainës në Frakull

6 months ago 7

Teksa sot GJKKO dënoi grupin me 10 të akuzuarit për laboratorin e kokainës në Frakull, mes tyre zyrtarin socialist, Viktor Çervanaku, BalkanWeb rikthen përgjimet që fundosin trafikantët. Ishte pikërisht emisioni ‘Në Shënjestër’ i gazetares Klodiana Lala në News24 ai që ‘zbërtheu’ detaje se si funksiononte grupi.

Kujtojmë se Viktor Çervanaku, u dënua me 15 vite burg, por me gjykim të shkurtuar u dënua me 10 vjet e 8 muaj burgim. Viktor Çervanaku, asokohe drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Vijon pjesa e parë e dokumentarit:

Po ndërkohë që Denilsoni dhe e fejuara e tij shprehnin gëzimin se më në fund gjithçka po u ecte mbarë, në krahun tjetër babai i tij Viktor Çervanaku, i cili rezulton siç thamë të jetë pritësi i ngarkesës, kapet në bisedë me vëllain e tij, Zenelin.

Ku në komunikimin e përgjuar me të, më datë 27 shtator 2022, Viktori i kujton këtij të fundit se duhet të ketë shumë kujdes për ngarkesën që të mos dëmtohet pas shiut të madh që kishte rënë në këtë datë në Frakull të Madhe, aty ku tashmë malli ndodhej që nga 23 shtatori.

Madje duke i kujtuar që ta ruajë mallin si ‘sytë e ballit’.

Përgjim 27 Shtator 2022

Viktor Çervanaku komunikon me vëllain e tij, Zenel Çervanaku

Z. Ç: Shi tha ai bie, ka vajtur e ka kontrolluar, janë në rregull, kishin zënë një çik aty lartë ku e kishim mbuluar ne me plasmas pellgje uji, i ka pastruar, i ka mbuluar edhe cepat.

V. Ç: Epo mirë shumë. Kontrolloje dhe shihe si sytë e ballit ore!!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article