Deputeti demokrat, Dashnor Sula, në një postim në rrjetet sociale ka shpjeguar irritimin e tij në sallën e Kuvendit, në seancën kur u votuan ministrat e rinj dhe Kryetarja e re e Kuvendit, ndërsa Shëngjini ishte përpirë nga flakët.
Sula shfaqet mbi një karrige, ndoshta në një formë proteste, duke kërkuar mbylljen e seancës dhe thirrjen urgjente të Qeverisë në mbledhje, për marrjen e masave, sepse Shëngjini ishte në rrezik.
“Në Shëngjin po shkatërroheshin pyjet, banesat private të qytetarëve, hotelet dhe turizmi, ndaj hipja mund të duket e pahijshme, por në një situatë anormale nuk mund të mbetet gjë tjetër përveçse se të ngresh zërin për padrejtësitë dhe lënien në harresë të qytetarëve.
Po tregoj mesazhin që më erdhi nga një qytetar pak pasi kishte nisur seanca: “O vëlla! Shëngjini po digjet, ju merreni me llafe aty””, shkruan Sula.
Postimi nga Dashnor Sula
“Shëngjini digjej, Parlamenti krihej”
Pasditen e djeshme Parlamenti “celebronte” ndryshimet në qeveri. Kolegët e shumicës të veshur shik, shfaqeshin të buzëqeshur dhe duke perqafuar anëtarët më të rinj të kabinetit për të patur aksesin e tyre në ato institucione më vonë.
Disa herë kërkova fjalën për procedurë te Kryetarja e Parlamentit e cila është zgjedhur deputete në Lezhë, por disa herë nuk më dha të drejtën e fjalës.
Për të tërhequr vëmendjen e ministrave në ikje dhe atyre në ardhje, vendosa të hipja mbi karrigen ku unë ulem dhe të ngrija zërin për Parlamentin që nuk është në shërbim të qytetarëve.
I kërkova duke thirrur me zë të lartë që të mbyllnin “festën” dhe burokracitë e emërimeve të reja, por të bënin një mbledhje urgjete dhe të merrnin masa sepse Shëngjini ishte në rrezik.
Në Shëngjin po shkatërroheshin pyjet, banesat private të qytetarëve, hotelet dhe turizmi, ndaj hipja mund të duket e pahijshme, por në një situatë anormale nuk mund të mbetet gjë tjetër përveçse se të ngresh zërin për padrejtësitë dhe lënien në harresë të qytetarëve.
Po tregoj mesazhin që më erdhi nga një qytetar pak pasi kishte nisur seanca: “O vëlla! Shëngjini po digjet, ju merreni me llafe aty”.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb