Mbledhja do të mbahet online| Gjinkuri detyrohet të largohet nga salla e “Zgjedhores”: Flamur që bërtet nuk kisha parë!

8 months ago 16
13:08 06/02/2024

Nuk është zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, për shkak të përplasjeve mes opozitës dhe mazhorancës. “Protagonist” i tensioneve me Gardën ishte demokrati Flamur Noka i cili nuk u kursye në akuzat e forta ndaj kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit.


Ai ka pasur një përplasje verbale edhe me bashkëkryetarin e “Zgjedhores” Damian Gjinkuri. Ky i fundit u detyrua të largohej nga salla e mbledhjes duke thënë: Flamur që bën zhurmë nuk kisha parë!

Ndërkohë në një deklaratë për mediat, Oerd Bylykbashi i PD deklaroi: Jeni të gjithë dëshmitarë të vendimit të qartë që ka marrë Edi Rama që Komisionin e Reformës Zgjedhore ta shkatërrojë. E tha dhe ODIHR-i që të zgjidhet kriza, por Edi Rama kërkon pikërisht këtë se ka hallin për skandalet që i plasin përditë. Sot s’kishte mbledhje e as përfaqësim dhe deputetët u përjashtuan pse mbanin pankartë në sallën plenare, në heshtje. Kërkojmë me insistim që ky komision të funksionojë normalisht, presim që mazhoranca të relflektojë me atë që është vullneti pozitiv politik, reformë konsensuale në të mirë të shqiptarëve.


Pritet që konsultimet me organizatat e Shoqërisë Civile të kryhen online, ashtu si të Premten e kaluar./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article