Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e së premtes disa fotografi nga vizita e tij në Budapest të Hungarisë, ku mori pjesë në takimin e pestë të Komunitetit Politik Europian.
“Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e një tjetër dite domethënëse të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ku vendi ynë mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.
Siç shihet edhe nga fotot, kreu i qeverisë është takuar me presidentin francez Emmanuel Macron, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministrin polak Donald Tusk, homologen italiane Giorgia Meloni etj.