Mblidhen gjimnastet e Partizanit, sportistet ritakohen pas gjysmë shekulli

2 hours ago 33

Një ritakim pas 50 vitesh mes ekipit të parë të vajzave të Partizanit dhe trajnerëve të tyre, Polikseni dhe Engjëll Gorishti, u organizua së fundmi, duke bashkuar ish-gjimnastet që tashmë jetojnë të shpërndara nëpër botë.

Me përpjekje të shumta për të mbledhur kontaktet e secilës, ky takimberi bashkë ish-sportistet në një atmosfere të ngrohtë e miqësore.

Gjatë takimit, u shfaq një film i përgatitur nga Polikseni dhe Engjëlli, me pamje nga vitet e para të tyre në sport. Vajzat e shihnin ndërsa ndanin kujtime të përbashkëta dhe gjenin fytyra të njohura nga e kaluara.

 “E nisëm pa palestër, ishte shumë e vështirë të stërviteshin vajzat e vogla, por ia dolëm të krijonim një grup të shkëlqyer, që sot janë profesioniste të vërteta”, thotë me krenari profesori Engjëll Gorishti, duke nderuar me këto fjalë të gjitha gjimnastet e tij të dikurshme.

Gjimnastet e dikurshme të emocionuara shprehin mirënjohjen që sot, më në fund pas kaq vitesh janë përsëri pranë njëra tjetrës. /vizionplus.tv

Read Entire Article