Marrëdhënia Milan-Leao në krizë, sulmuesi portugez nuk ndihet më i rëndësishëm

2 hours ago 16

Marrëdhëniet mes Milanit dhe Leaos nuk janë në momentin më të mirë të mundshëm, kjo për shkak të paraqitjeve mjaft të dobëta të portugezit, i cili ende nuk po arrin të kthehet në një lider, atë që pret skuadra dhe gjithë drejtuesit e klubit kuqezi.

Trajneri Fonseka në ndeshjete  fundit ka treguar se Leao edhe pse një nga më të talentuarit në skuadër nuk është më i domosdoshmi, dhe rezultatet i kanë dhënë të drejtë.

Sapo i la fushën në mesjavë në Champions League kuqezinjtë shënuan golin e avantazhit.

Po ashtu treguan forcë karakteri edhe në fundjavë, ku mposhtën Uninezen me 10 futbollistë.

Burime brenda klubit kuqezi sipas mediave italiane bëjnë me dije se raportet e Leaos edhe në dhomat e zhveshjes me shokët e skuadrës nuk janë më të mirat, shkak pagesa e lartë e futbollistit.

Read Entire Article