Mblidhet Asambleja e Përgjithshme e Futbollit, Duka: Vëmendja tek akademitë

7 months ago 40
Reklamë
23:09 15/02/2024

Në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës Rajonale Gjirokastër u morën disa vendime. Presidenti i FSHF Armand Duka tregoi fokusin për vitin 2024. Duka garantoi anëtarët në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër, se do të mbështeten gjithmonë me projekte konkrete, për të ndihmuar sa më shumë në zhvillimin e futbollit. Për kreun e institucionit numër 1 të futbollit në vend, i rëndësishëm është bashkëpunimi dhe bashkërendimi i punës së akademive.

Në asamble u miratuan pasqyrat financiare, buxheti për vitin 2024, ndryshimet në statutin e shoqatës si edhe rregullorja e veprimtarisë futbollistike për sezonin 2024-2025.

Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së do të përfaqësohet nga Sadik Sadikaj si delegate, ndërsa u shtua edhe një anëtar i ri “Shoqata Akademia e Futbollit Memaliaj”.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article