Mblidhet Asambleja Kombëtare e PS-së

8 months ago 20
10:42 11/02/2024

Ditën e sotme zhvillohet Asambleja Kombëtare e PS-së e thirrur nga kryesocialisti Edi Rama. Në fokus të kësaj mbledhjeje do të jetë gjendja e çdo baze dhe strukturave të PS-së.

“Kujtojmë se në Kongresin e Dhjetorit u dhanë disa porosi dhe pikërisht analizimi i kësaj pune të bërë deri më tani do të jetë në fokus të rreth 400 anëtarëve të Asamblesë së PS-së. Do të ketë një raportim për çdo përfaqësues të bashkie qarku lidhur me gjendjen që baza e PS-së ndodhet në secilën prej qyteteve që ata do të përfaqësojnë”, raportoi gazetarja Klesiana Omeri.


Në këtë takim pritet të mbajë një fjalim kryeministri Edi Rama, por ajo do të jetë me dyer të mbyllura drejtuar vetëm asamblistëve. Pritet që Rama të ketë edhe mesazhe politike krahas porosive.

Asambleja vjen pak para se të zhvillohen zgjedhjet e reja për Kongresin e PS që më pas do të zgjedhë asamblenë e re të PS dhe në fund do të konkludohet me kryesinë e re./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article