Mblidhet grupi i PS | Çuçi: Marrëveshja Rama-Meloni dhe Amnistia Penale votohen të Enjten në Kuvend

7 months ago 9
10:48 19/02/2024

Kreu i grupit të PS kërkon rakordim me opozitën për votim në seancë plenare

Paraditen e kësaj të Hëne është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Siç bën me dije gazetarja e Klan News Klesiana Omeri, në mbledhjen e socialistëve po diskutohet për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë. Mësohet se kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi ka thënë se pritet zbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese këto ditë të para të javës, që i hap më pas rrugë për çuarjen në seancë plenare.


Kreu i Grupit Parlamentar të PS ka kërkuar gjithashtu prezencë të deputetëve në Kuvend në mënyrë që projektligjet dhe marrëveshjet e parashikuara në rendin e ditës të miratohen. Përveç kësaj marrëveshjeje të rëndësishme, pritet të votohet dhe Amnistia Penale. Për t’i miratuar nevojiten të paktën 84 vota./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article