Po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh se po punohet intensivisht për të zbatuar planin e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor.
Ai shtoi që një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe menaxhimit të kufijve dhe lehtësimine procedurave me vendet fqinje, duke theksuar Kosovën.
“Po punojmë për zbatimin e planit të BE për Ballkanin Perëndimor. Kemi nënshkruar me BE një marrëveshje të re për operacionet e rojës bregdetare, jemi pjesëmarrës në shumë projekte ndërkombëtare, jemi instensivisht të angazhuar në bashkëpunimin me task forcën e EUROPOL.
Në maj kemi miratuar strategjinë kombëtare për migracionin 2024-2030.
Jemi të fokusuar në procedurat e lehtësuara për kalimin e kufirit me vendet fqinje.
Sa i përket Kosovës po zbatohen 19 marrëveshje dhe protokolle me Kosovën për menaxhimin e kufirit. Në të gjitha pikat me Kosovën kemi kalim me proceduar të lehtësuara”, u shpreh ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb