Mbrojtjet më të dobëta në Europë

10 months ago 29
Reklamë
18:24 02/11/2023

Darmstadt i Gjasulës më i brishti në pesë kampionatet kryesore të kontinentit

Për të ndërtuar një skuadër të fortë dhe fituese nuk duhet të fokusohesh vetëm tek sulmi. Edhe pse shpesh shprehja: Sulmi më i mirë është mbrojtja merr kuptim, kjo nuk është në rastin e disa skuadrave, që nuk po ia dalin për të marrë pikë. Almeria është skuadra me mbrojtjen më të dobët në kampionatin Spanjoll. Brishtësia e tyre në prapavijë i vendos në vend të fundit. Shifrat tregojnë se skuadra bardhekuqe ka pësuar 31 gola në 11 ndeshje, për një mesatare prej 2.81 golash për ndeshje. Nëse kjo mesatare do të ruhej, atëherë Almeria do e mbyllte sezonin me 107 gola të pësuar.

Ritëm negativ po kalon edhe Sheffield United në Premier League. Ngjitja në elitën e futbollit anglez nuk po shkon siç duhet, pasi Sheffield ka pësuar 29 gola në 10 ndeshje. Mesatare më negative nga ajo e Almeria, pasi një prej atyre paraqitjeve më të dobëta ishte humbje me goleadë 8-0 ndaj Njukasëll.

Mbrojtje të konsoliduar nga dy të parat po tregon Kaljari. Skuadra italiane ka statistikat më të këqija në Serie A, pasi deir më tani ka pësuar 21 gola, me një mesatare prej më shumë se 2 golash për ndeshje. Megjithatë, skuadra nga Sardenja nuk gjendet e fundit në kampionatin italian, pasi ka grumbulluar 6 pikë kundrejt 4 të Salernitana.

Skuadrat franceze po kalojnë një moment negativ, por Lorient është ajo që dallon në këtë aspekt. Rezultatet janë më të mirat në këtë renditje speciale, e 15-ta nga 20 skuadra, gjithsesi mbrojtja është ajo që çalon. 20 gola të pësuar në këto javë të para, për një mesatare prej dy golash për ndeshje.

Humbja ndaj Bayern Munich thelloi krizën e Darmstadt. Skuadra ku luan edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula është edhe ekipi me mbrojtjen më të dobët në kampionat. Darmstadt ka pësuar 30 gola në 10 ndeshje të Bundesligës, për të qënë ata skuadra me mbrojtjen më të dobët në 5 kampionatet kryesore të Europës.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article