Mbuloi logon mbështetëse të LGBT, ylli i Monacos përballet me një pezullim të madh

3 months ago 7
Reklamë

Mesfushori i ri i Monacos, Mohamed Camara, ra në sy pasi mbuloi logon e mbështetjes për komunitetin LGBT gjatë një ndeshjeje në Ligue 1, për të cilën u ndëshkua rëndë.

24-vjeçari Camara do të dalë sot para Komisionit Disiplinor të Federatës Franceze të Futbollit dhe sipas gazetës L’Equipe, për shkak të lëvizjes së tij, me shumë gjasa do të përballet me një dënim të rëndë që mund të shkojë deri në 10 ndeshje pezullim.

Gjithashtu gazeta L’Equipe thekson se ndëshkimi ndaj Camaras duhet të jetë shembull për futbollistët e ardhshëm në mënyrë që ata të mos veprojnë në mënyrë të ngjashme.

🚨 Mohamed Camara could be facing a 10-match suspension by the LFP Disciplinary Committee! ❌

The player covered the anti-homophobic logo on his Monaco shirt during the final match of to Ligue 1 season.

(Source: @lequipe ) pic.twitter.com/bwm3ETdKqa

— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) May 30, 2024

Mesfushori mbrojtës, i ardhur në Monaco nga Salzburgu, vendosi këtë lëvizje si fetar me mesazhin se feja e Islamit nuk e lejon të promovojë flamurin me ngjyrat e ylberit.

Camara refuzoi të reklamonte këtë stemë më 19 maj të këtij viti kur Ligue 1 vendosi të festonte Ditën Botërore kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.

Gjatë kësaj ngjarje, përfaqësuesi i Malit vendosi të mbulojë logon e fushatës në fanellën e tij me një copë shirit të bardhë. Ai gjithashtu mbuloi logon e ligës me ngjyra të ylberit në mëngë dhe e bëri atë me një fjongo të zezë.

🚨🚨| Mohamed Camara could be facing a 𝟭𝟬-𝗠𝗔𝗧𝗖𝗛 𝗦𝗨𝗦𝗣𝗘𝗡𝗦𝗜𝗢𝗡 by the LFP Disciplinary Committee. ⛔
The player covered the anti-homophobic logo on his Monaco shirt during the final Ligue 1 match. 🏳️‍🌈❌

[@lequipe] pic.twitter.com/CuIFsnGtJz

— MySportDab (@mysportdabb) May 30, 2024

Për shkak të kësaj, pasuan dënime të ashpra. Ministri i Sportit i Francës kërkoi sanksionet më të ashpra, ndërsa ministrja e të Drejtave të Njeriut e cilësoi këtë veprim si krim.

Megjithatë, ai mori një mbështetje të madhe nga vendlindja e tij, kështu që Federata e Futbollit të Malit publikoi një deklaratë për shtyp duke shprehur mbështetje. /Telegrafi/

Read Entire Article