Mbyllen hetimet, SPAK dërgon për gjykim “Plumbin e Artë”, para gjykatës Dumani dhe të arrestuar të tjera për vrasje me pagesë

1 year ago 17
Reklamë

SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen Dumani, ku rreth 1 vit e gjysmë më parë në sajë të operacionit ‘Plumbi i Artë’, u goditën katër  grupe kriminale, dhe u lëshuan 32 urdhër arreste.

Të pandehur për këtë çështje  janë marrë 20 persona.

Atyre po i komunikohen akuzat nga ana e SPAK, e pritet që dosja të kalojë për gjykim në GJKKO, dhe seancat për këtë çështje të të nisin gjatë muajit shtator.

Për 12 personat e tjerë të cilët janë shpallur në kërkim lidhur me këtë çështje, referuar procederus do vijojë kërkimi i tyre policor për gati 1 vit, e nëse autoritetet nuk mundin ti arrestojnë atëherë ndaj tyre do nisë procesi në mungesë.

Read Entire Article