Mbyllet edicioni i 19-të i Festivalit “Chamber Fest Durrës”, për 8 net me radhe mblodhi artistë të skenave botërore

3 months ago 7

DURRES

Edicionit të 19-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës “Chamber Fest Durrës” i erdhi fundi. Mbrëmjen e së enjtes, në katedralen “Shën Luçia” u ekzekutua koncerti i fundit i muzikës së dhomës. ku protagonistë ishin instrumentistët e talentuar të shkollës artistike “Jan Kukuzeli”.

Pas një viti shkollor, të mbushur plot aktivitete artistike, pjesëmarrja në këtë festival të rëndësishëm ndërkombëtar ishte “qershia mbi tortë” për instrumentistët e rinj të Durrësit që pritet të jenë talentet e ardhshme në fushën e artit. Orkestra interpretoi me mjaft virtuozitet vepra të kompozitorëve Donizetti, Elgar dhe vepra premierë të kompozitorëve sllovenë.

Për 8 net me radhë, Festivali i Muzikës së Dhomës mblodhi në Durrës artistë të talentuar të skenave botërore. Ai tashmë është kthyer në një aktivitet kulturor elitar të muzikës klasike dhe moderne. Natën e fundit, ideuesja dhe drejtoresha artistike e këtij festivali ndihet e përmbushur, por edhe e keqardhur.

“Chamber Fest Durrës” është një nga ngjarjet më të rëndësishme të Kalendarin Kulturor të qytetit bregdetar, që prej vitit 2006.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article