Mbyllet sondazhi i madh i Telegrafit për fituesin e Big Brother VIP Kosova 2, vendi i parë prin me 45 për qind të votave

8 months ago 36

Sonte (e premte) është finalja e madhe e edicionit të dytë të spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP Kosova.

Plot katër janë emrat VIP që kanë prekur finalen e madhe: Edona James, Blerando, Lumbardh Salihu dhe Shqipe Hysenaj – ku njëri prej tyre do të jetë fituesi fatlum i çmimit të madh.

Telegrafi ka hapur një sondazh online në fillim të kësaj jave me pyetjen “Kush mendoni se do ta fitojë Big Brother VIP Kosova 2?”.

Mbi 7,700 lexues kanë dhënë mendimin e tyre se kush duhet të jetë fitues i këtij edicioni, ku me 45 për qind ata mendojnë se fitues duhet të jetë këngëtari rugovas, Blerando Lajçi.

I dyti në renditje në këtë sondazh është ish-futbollisti (tani influencuesi i rrjeteve sociale) me origjinë nga Vitia, Lumbardh Salihu, me gjithsej 25 për qind të votave.

Diçka më poshtë në renditje gjendet e vetmja konkurrente nga Shqipëria në finalen e Big Brother VIP Kosova, Shqipe Hysenaj me gjithsej 18 për qind të vota.

Dhe e fundit në renditja sipas këtij sondazhi është transgjinorja e famshme nga Suhareka, Edona James, ku megjithëse ka qenë një fenomen më vete i këtij edicioni, është votuar nga vetëm 12 për qind e lexuesve të Telegrafit, me mendimin për të qenë fitues/e.

Gjithsesi, fituesi do të bëhet i ditur vetëm në mbrëmjen e së premtes në një spektakël të vërtet finaleje, ku fatlumi do të marr me vete në shtëpi jo më pak se 200 mijë euro. /Telegrafi/

* Ky sondazh është realizuar nga portali Telegrafi vetëm për të matur preferencat e publikut dhe nuk lidhet me votimin zyrtar të spektaklit Big Brother VIP Kosova 2.

Read Entire Article