Me armë në lokale dhe kroskotin e makinave, ministri Balla: Arrogancë e hapur ndaj komunitetit, do t’i japim fund

9 months ago 11
12:41 04/01/2024

Armëmbajtja pa leje vijon të jetë një fenomen negativ në Shqipëri që çon në rritjen e ngjarjeve kriminale në vendin tonë.

Kjo vijon të mbetet sfidë për autoritetet shqiptare, e në këtë aspekt, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shprehur angazhimin për t’i dhënë fund rasteve të armëmbajtjes pa leje në kroskotet e makinave apo nëpër çantat e krahut siç ndodh rëndom në rrugët e Tiranës dhe në rang kombëtar.

Objektivi im dhe i Policisë së Shtetit në 2024 është për një qasje edhe më të ashpër ndaj çdolloj forme posedimi apo armëmbajtje pa leje. Kjo është një arrogancë e hapur ndaj ligjit dhe ndaj komunitetit. Dhe ne do t’i japim fund çdo lloj shprehje publike të personave të cilët shfaqen në bare, në mjedise publike me armë me vete apo armë të fshehura në kroskotet e makinave apo në vende të tjera”, theksoi ministri i Brendshëm Taulant Balla në konferencën për analizën vjetore të Ministrisë së Brendshme.

Sipas të dhënave vjetore, gjatë vitit 2023 janë sekuestruar 797 armë (401 armë zjarri, 148 armë gjahu dhe 148 armë sportive); 8 mina me telekomandë, rreth 300.4 kilogramë lëndë plasëse,

119 granata dhe municion luftarak.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article