“Me atë që ka kërcyer me gjithë rruzullin” – Ilnisa ofendon dhe shfaqet xheloze ndaj Rikes për raportin me Meritonin

8 months ago 35

Rike Roçi dhe Ilnisa Agolli kanë pasur një përplasje të madhe së fundmi në Big Brother VIP Albania 3.

Kjo për faktin se Rike është shoqe me Meriton Mjekiqin, gjersa gazetarja ka shprehur një pëlqim për të.

Në një klip që u prezantua në spektakël shihet Ilnisa duke thënë disa fjalë për modelen, e madje kaloi edhe në ofendime.

Foto: Screenshot/YouTube

“Pse me atë, mos më bëj të flas, me atë që ka vallëzuar me të gjithë rruzullin”, ishte shprehur në një moment Agolli.

Kjo fjali dhe shumë të tjera e acaruan Riken, e cila reagoi ashpër në Prime.

Foto: Screenshot/YouTube

Roçi thotë se e ka shok të mirë Meritonin dhe se njeriu i saj i zemrës e ka mik.

Ilnisa në anën tjetër thekson se Rike është tërë kohën në mes të tyre, e të gjithë konkurrentëve të tjerë. /Telegrafi/

Read Entire Article