“Me Gjylen”: Episodi i ri sjell përvojën e çuditshme të çajit me kërpudha magjike

8 months ago 7

Seriali komik “Me Gjylen” ka publikuar episodin e ri në YouTube, i titulluar “Çaji”, ku personazhet e dashura të shikuesve përjetojnë aventura të reja dhe të papritura.

Pas shumë peripecish dhe ngjarjesh të ndryshme që karakterizuan episodet e mëparshme, ky episod sjell një bashkim dhe pajtim të shumëpritur mes Vjollcës, Gjyles dhe Lules.

Përjetimi i tyre i ri fillon kur të treja personazhet vendosin të ulen së bashku për të pirë çaj, por jo një çaj të zakonshëm – ato përfundojnë duke pirë çaj kërpudha magjike.

Ndërsa shijojnë çajin, Abedini dhe Nerimani janë të mbytur në punë, ndërsa Selatini paraqitet me një surprizë që shton edhe më shumë ngjyrë në skenarin e serialit.

Foto: Me Gjylen/YouTube

E veçanta e kërpudhave magjike qëndron në efektet e tyre halucinogjene, të cilat e bëjnë çdo personazh të përjetojë një realitet të ndryshëm dhe, pa dyshim, një sërë situatash qesharake.

Shikuesit do të shohin Gjylen, Vjollcën dhe Lulen si kurrë më parë, duke shkaktuar kaos dhe të qeshura me perceptimet e tyre të ndryshuara nga realiteti.

Seriali “Me Gjylen” ka arritur të krijojë një bazë të madhe fansash falë humorit origjinal dhe skenave të paparashikuara. Me këtë episod të ri, ai vazhdon të zbavitë dhe të sjellë gaz e hare në jetën e përditshme të ndjekësve.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të shohin se çfarë kapriçosh sjell çaji me kërpudha magjike, episodi i ri është vetëm një klikim larg në YouTube. /Telegrafi/

Read Entire Article