Me golin e fundit Antoine Griezmann i afrohet historisë te Atletico Madridi

10 months ago 40

Me golin e fundit Antoine Griezmann i afrohet historisë te Atletico Madridi

Në ndeshjen e së shtunës të xhiros së 14-të të La Ligës, Atletico Madridi mposhti Mallorcan me rezultat 1-0 në shtëpi.

Heroi i fitores ishte francezi Antoine Griezmann, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 64-të.

Ai  goditi në mënyrë të përsosur me kokën nga dhjetë metra dhe gjeti rrjetën e kundërshtarit.

Ky ishte goli i tij i 170-të me fanellën e Atletico Madridit. Ai është ende tre gola larg Luis Aragones për t’u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në klub.

𝟏𝟕𝟎. 𝐄𝐬𝐜𝐫𝐢𝐛𝐢𝐞𝐧𝐝𝐨 𝐥𝐚 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚. 𝐌𝐨𝐧𝐬𝐢𝐞𝐮𝐫 𝐀𝐧𝐭𝐨𝐢𝐧𝐞 𝐆𝐫𝐢𝐞𝐳𝐦𝐚𝐧𝐧. pic.twitter.com/7oxNa2ihFc

— Atlético de Madrid (@Atleti) November 25, 2023

Me këtë fitore, Atletico Madridit barazoi pikët në renditje me Barcelonën e vendit të tretë. /Telegrafi/

Read Entire Article